Flash

Beteja me Omicron, Izraeli aprovon dozën e katërt për qytetarët mbi 60 vjeç

Lapsi.al 3 January 2022
Beteja me Omicron, Izraeli aprovon dozën e katërt për

Izraeli do të ofrojë një dozë të katërt të vaksinës për Covid-19 për njerëzit mbi 60 vjeç dhe për stafin mjekësor. Njoftimi erdhi nga Kryeministri Naftali Bennett mes një rritjeje të rasteve me variantin Omicron. Ai konfirmoi se oficeri i lartë mjekësor i vendit e kishte miratuar dozën përforcuese.

“Izraeli filloi përgatitje për Omicron herët. Kjo na fitoi kohë, të cilën po e përdorim në avantazhin tonë. Javën e kaluar, Izraeli nisi vaksinimin e qytetarëve më të rrezikuar me dozën e katërt të vaksinës anti-covid. Tani, unë njoftoj që Izraeli do të nisë gjithashtu administrimin e dozës së katërt për të gjithë qytetarët mbi 60 vjeç dhe për stafin e mrekullueshëm mjekësor, 4 muaj pasi ata kanë marrë dozën e fundit”, tha ai.

Kryeministri foli me krenari për menaxhimin e pandemisë koronavirus, teksa tha se Izraeli është kthyer në një shembull global sa i përket vaksinimit. “Omicron nuk është Delta, është diçka komplet ndryshe dhe ne duhet t’i mbajmë sytë aty, për të vepruar shpejt dhe me vendosmëri nëse duam të vazhdojmë të angazhohemi dhe të punojmë me një vend të hapur, sa më shumë që të jetë e mundur gjatë gjithë kësaj pandemie”.

Më herët, zyrtari më i lartë i shëndetësisë, tha se Izraeli mund të arrijë imunitetin e tufës për shkak të rritjes së rasteve me Omicron. Ky variant i ri i koronavirusit, konsiderohet më i lehtë se të tjerët, por ekspertët bëjnë thirrje që të mos nënvlerësohet.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI