Flash

OBSH: 70 % e popullsisë duhet të jetë vaksinuar deri në korrik

Lapsi.al 4 January 2022
OBSH: 70 % e popullsisë duhet të jetë vaksinuar deri në

“Le të “harrojmë” për momentin dozën e katërt dhe të përqendrohemi në vaksinimin e të paktën 70% të popullsisë së botës deri në korrik,” tha një shkencëtar kryesor i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Ndërkohë  Izraeli që ka miratuar dozën e katërt për persona me imunitet të dobët dhe të moshuarit mbi 60 vjeç, OBSH është e shqetësuar për shpërndarjen e vaksinave në të gjithë botën. Eksperti i OBSH-së Abdi Mahamoud tha të martën se nevojitet një koordinim global për të mbajtur në kontroll Omicron dhe nuk duhet t’u lihet në dorë kompanive private, duke iu referuar industrisë farmaceutike që prodhojnë  vaksina.

I pyetur për dozën e katërt, Mahamoud theksoi se në vend të kësaj, synimi duhet të jetë vaksinimi i 70% të popullsisë në mbarë botën.  Gjithashtu të martën, kreu i Komitetit Britanik të Vaksinimit, profesor  Andreë Polard i Oksfordit, theksoi se  është e pamundur që planeti të vaksinohet në 6 muaj. Shkencëtari që kontribuoi në krijimin e vaksinës AstraZeneca në vitin 2020 tha se duhet të presim rezultatet për efektin e dozës së tretë.

“Vetëm personat më të rrezikuar mund të marrin dozën e  katërt,” tha ai.

Sipas tij, Omicron prek kryesisht traktin e sipërm respirator dhe jo mushkëritë. Ai parashikoi gjithashtu se vaksinat kineze Sinovac dhe Sinopharm sigurojnë mbrojtjen e duhur kundër Omicron.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI