Flash

Borrell paralajmëron Rusinë për pasoja nëse provokon Ukrainën

Lapsi.al 5 January 2022
Borrell paralajmëron Rusinë për pasoja nëse provokon

Çfarëdo provokimi apo agresioni kundër Ukrainës do të kishte pasoja serioze, ka thënë shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell. Ai e ka bërë këtë mesazh për Moskën para se të zhvillojë takime me zyrtarë të Ukrainës më 5 janar.

“Bashkimi Evropian është partneri më i afërt i Ukrainës dhe ne e mbështesim plotësisht integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës”, ka thënë diplomati i BE-së në një intervistë për agjencinë polake të lajmeve, PAP. Përgjatë vizitës së tij, Borrell do të takohet me zyrtarë të Ukrainës, përfshirë ministrin e Jashtëm, Dmytro Kuleba në Kiev. Vizita e Borrellit është pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për të ulur tensionet në kufirin ukrainas.

SHBA zotohet se do të veprojë nëse Rusia pushton Ukrainën

Për disa javë, Perëndimi është shqetësuar për raportimet se Rusia ka angazhuar dhjetëra mijëra ushtarë në zonat jo fort larg Ukrainës, duke nxitur frikë për pushtim rus. Rusia hedh poshtë këto supozime dhe akuzon Ukrainën se ka dërguar më shumë ushtarë në zonat lindore, të cilat kontrollohen nga separatistët pro-rusë. Këto zhvillime kujtojnë ngjarjet e vitit 2014, kur Rusia ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë dhe ka nisur të mbështesë separatistët në lindje të Ukrainës.

Bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë do të mbahen javën tjetër në Gjenevë.Rusia dhe NATO-ja po ashtu kanë planifikuar takime të ndara më 12 janar./REL

Të këshilluara

Lëkundje të fuqishme tërmeti në Turqi

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur në orët e para të së mërkurës në perëndim të Turqisë. Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, t...

08:20

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI