Flash

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Dhjetëra protestues në Kazakistan vriten, qeveria kërkon ndihmë nga Rusia

Lapsi.al 6 January 2022
Dhjetëra protestues në Kazakistan vriten, qeveria kërkon

Dhjetëra protestues u vranë nga policia në Kazakistan gjatë natës, ndërsa protestat e dhunshme vazhduan në të gjithë vendin. Këtë e ka bërë të ditur vetë policia e Kazakistanit.

“Mbrëmë, forcat ekstremiste u përpoqën të sulmonin ndërtesat administrative dhe departamentin e policisë në Almaty, si dhe departamentet dhe postat e policisë lokale. Dhjetëra sulmues janë eliminuar dhe identitetet e tyre po hetohen,” tha zëdhënësi i policisë sovjetike të Azisë Qendrore Saltanat Azirbek, i cili e quajti vrasjen e tyre një “operacion anti-terrorist”.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Kazakistanit, e cituar nga mediat lokale, të paktën 8 pjesëtarë të policisë u vranë në përleshje dhe 137 të tjerë u plagosën. Imazhet e shpërndara në mediat lokale dhe rrjetet sociale tregojnë dyqane të grabitura dhe disa ndërtesa administrative të sulmuara dhe të djegura. Ndërkohë, Rusia dhe vendet që i përkasin CSTO (Organizata e Traktatit për Sigurinë Kolektive, e cila bashkon gjashtë shtete ish-sovjetike) do të dërgojnë një “forcë paqeruajtëse” në Kazakistan. Këtë e ka bërë të ditur në Facebook presidenti i aleancës, kryeministri armen, Nikol Pashinyan, duke shpjeguar se “paqeruajtësit kolektivë” do të dërgohen për një “kohë të kufizuar për të stabilizuar dhe normalizuar situatën në vend” të shkaktuar nga “ndërhyrja e jashtme”. Kërkesa për ndihmë nga vendet aleate erdhi nga presidenti i Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev.

Të këshilluara

Lëkundje të fuqishme tërmeti në Turqi

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur në orët e para të së mërkurës në perëndim të Turqisë. Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, t...

08:20

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI