Flash

Tenderat me porosi/ Rama-Balluku gati të ndajnë 130 milion euro për Unazën e Florinjtë

Lapsi.al 12 September 2021
Tenderat me porosi/ Rama-Balluku gati të ndajnë 130 milion euro

Ndërsa e gjithë vëmendja e opinionit publik është mbërthyer nga kriza e rëndë e opozitës, një dorë e zezë po zhvat paranë publike të shqiptarëve deri në qindarkën e fundit. Afera e radhës po gatuhet me paketën 130 milionë euro të tenderave për ndërtimin e Unazës së Tiranës.

Javën e ardhshme, ARRSH do të zhvillojë 7 tendera për ndërtimin e pjesës së mbetur të Unazës. Por fituesit e llokmës më të madhe të buxhetit, nuk do të përzgjidhen kompanitë që ofrojnë çmimin më të favorshëm për taksapaguesit, por ato që kanë inxhinierët me diplomat më të mira.

Për herë të parë në historinë e një pune publike kaq të madhe, zgjedhja e fituesve do të shpallet mbi një formulë të çuditshme, ku ofertës financiare i janë lënë vetëm 50 për qind e pikëve. Gjysma tjetër është e lidhur me kritere subjektive të padëgjuara ndonjëherë më parë. Vetëm dy prej tyre, organizimi i brendshëm i kompanisë dhe përgjegjshmëria sociale kanë plot 25 pikë, raporton MCN.

Pra, Autoriteti Rrugor Shqiptar do të ndajë 130 milionë euro sipas cilësisë së inxhinierëve duke marrë përsipër të bëjë edhe rankimin e Universiteteve. Por mënyra se si do të pikëzohet ky vlerësim është mister. Fjala vjen, sa pikë i jepen një inxhinieri që është diplomuar në Universitetin e Tiranës dhe sa një tjetri që mund të jetë diplomuar në Romë, Athinë apo Milano. Sa pikë i jepen një inxhinieri që ka mbaruar ish-universitetin “Enver Hoxha” dhe sa një tjetri, që është diplomuar pas viteve 90?! Përtej kësaj, po kaq mister është edhe mënyra se si do të pikëzohet kriteri për ndikimin social, lidhur me punësimin e banorëve të zonës ku kalon projekti.

Plot 25 pikë mbi dy kritere totalisht subjektive. Praktikisht, kjo formulë eliminon ofertat më të ulëta duke ua dhënë tenderat kompanive që ofrojnë çmimet më të larta, madje edhe nëse diferencat janë 5 milionë euro apo edhe më shumë. Por formula e fituesit është vetëm gjysma e historisë. Gjysma tjetër është ajo e kritereve të kualifikimit. Këtu çudirat janë edhe më të mëdha.

Edhe pse bëhet fjalë për të njëjtin segment rrugor, me të njëjtat karakteristika teknike, kriteret e detyrueshme të kualifikimit ndryshojnë nga njëri lot në tjetrin. Në një lot kërkohet që kompania të ketë 14 inxhinierë ndërtimi të profileve të ndryshme në stafin e saj, në lotin ngjitur 6 inxhinierë, diku 7 dhe diku tjetër 9 inxhinierë. Po kështu, edhe për makineritë dhe pajisjet. Në një lot kërkohet vinç 300 tonë, në një tjetër eskavator me krah 20 metër.

Këto kritere të ndryshme nuk janë të rastësishme. Kostumi është qepur me porosi që t’i rrijë një fituesi të paracaktuar në secilin prej 7 tenderave. Mes kompanive të ndërtimit po qarkullon një listë me emrat e kompanive të paracaktuara si fituese për secilin lot. Ndër to bëjnë pjesë Salillari, Gjikuria, Alko Impex etj. Këto kompani do të ndajnë tortën 130 milionë euro të Unazës, në një garë që është veshur sakaq me hije të rënda.

I gjithë procesi është ankimuar. Fillimisht në ARRSH, por pa rezultat. Njëra prej kompanive ankuese, Vëllezërit Hysa, i është drejtuar edhe SPAK me një kallëzim për të nisur hetimet mbi këtë tender, sipas saj korruptiv. Kjo mund të jetë edhe një luftë e brendshme mes klaneve të maxhorancës. Shpesh aferat më të mëdha kanë dalë në dritë pikërisht nga këto luftëra. Por kjo tashmë ka pak rëndësi.

Qeveria po bëhet gati të prokurojë 130 milionë euro në mënyrë të dyshimtë dhe me hije të rënda korrupsioni. Opozita e dërrmuar nga kriza e rëndë dhe skandalet e brendshme nuk ka më fuqi të mbrojë interesin publik përtej grisjes së fletëve të votimit në Kuvend. Ky është terreni më i përshtatshëm për të zhvatur paranë publike, teksa qytetarët kanë mbetur pa asnjë mbrojtje ndaj duarve të zeza që grabisin buxhetin. Dhe ironia qëndron në faktin se vetë kryeministri është i bindur dhe madje lëvdohet publikisht se tenderat e infrastrukturës janë modeli i ndershmërisë. Ja ku e keni modelin e tenderave të ndershëm. Jo 200 mijë euro sa kanali i Lushnjes, por 130 milionë euro me një dorë./MCN

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI