Flash

Mbledhja e Bashës me kryetarët e PD-së, Xhaferraj: Nëse nuk përjashtohej Berisha, do të përballeshim me kosto afatgjata

Lapsi.al 11 September 2021
Mbledhja e Bashës me kryetarët e PD-së, Xhaferraj: Nëse nuk

Ka përfunduar pak më parë mbledhja e kryedemokratit Lulzim Basha me kryetarët e PD-së në rrethe.

Në dalje të godinës, kreu i PD-së së Durrësit Ferdinand Xhaferaj u shpreh se vendimi i Bashës për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar ishte më i vështiri i marrë ndonjëherë.

Ai theksoi se fakti që ishte një vendim i marrë në minutat e fundit të afatit limit do të thotë se Basha ka shfrytëzuar çdo mundësi për zgjidhjen e ngërçit para se të shkonte deri aty.

Xhaferaj tha se nëse nuk do të merrej ky vendim, PD do të përballej me kosto afatgjatë, gjë e cila do të ndikonte edhe shqiptarët për shkak të mënyrës se si po qeveris Rama.

“Është vendimi më i vështirë i kësaj partie. Cfarëdo lloj vendimi do të kishte kostot e veta. Vendimi u mor në limite kohore. Është një nga vendimet që merr parasysh eliminimin e kostove afatgjata të Partisë Demokratike që do të thotë vazhdimi për një kohë të gjatë të kësaj qeverisjeje”, tha Xhaferaj.

Ferdinand Xhaferaj ka qenë ndër të parët në PD që mbështeti qendrimin pro SHBA-ve dhe gjetjen e një zgjidhjeje për kërkesat e tyre.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI