Flash

Ilir Meta 'gëlltit' çfarë tha para zgjedhjeve, dekreton Ramën si Kryeministër

Lapsi.al 11 September 2021
Ilir Meta 'gëlltit' çfarë tha para zgjedhjeve,

Edhe pse para zgjedhjeve u përbetua se nuk do ta dekretonte, Presidenca njoftoi se Presidenti Ilir Meta dekretoi më 10 shtator 2021,emërimin e Edi Ramës, Kryeministër të Shqipërisë. Në dekretin e publikuar nga Presidenca, thuhet:

"Për emërimin e Kryeministrit.

Në mbështetje të neneve 93 dhe 96, pika 1, të Kushtetutës, pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë të datës 25.04.2021, rezultati përfundimtar i të cilave është shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes Vendimit nr. 21, datë 13.07.2021, të Komisionit Rregullator, sot më datë 10.09.2021, në fillim të Legjislaturës së X-të, pas thirrjes dhe zhvillimit të mbledhjes së parë të Kuvendit të porsazgjedhur, sipas propozimit me nr. 216 prot., datë 2.9.2021, të Partisë Socialiste të Shqipërisë, parti kjo që rezulton se ka shumicën e vendeve në Kuvend,

Dekretoj:

Neni 1/Zoti Edi Rama, emërohet Kryeministër i Republikës së Shqipërisë.

Neni 2/ Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 13 210, Tiranë, më 10.09.2021."

Të këshilluara

Arrestohen dy shpërndarës droge në Durrës

Policia e Durrësit ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Forcat e Posaçme “Shqiponja” në DVP Durrës, në vijim të kont...

08:55

Si do të jetë moti për fundjavën

Vendi ynë u ndikua sot nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike ndërsa moti ka qenë kryesisht i kthjellët e vranësira kalimtare. Përgjatë orëve të drek...

08:24

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI