Flash

3 orë kërkime në pyll, kapet 31-vjeçari që vrau gruan në Fier

Lapsi.al 11 September 2021
3 orë kërkime në pyll, kapet 31-vjeçari që vrau gruan

U kap dhe u arrestua nga Policia e Fierit, autori i vrasjes së ish-bashkëshortes në fshatin Zhupan mbrëmjen e djeshme.

Policia e Fierit tha se pas 3 orë ndjekjesh në kushte të vështira për shkak të errësirës dhe rrezikshmërisë që kishte ky person pasi ishte i armatosur, u kap në një zonë të pyllëzuar në fshatin Peshtan bashkë me armën e krimit.

Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Zhupan, në banesën e ish-vjehrrit, Elton Metaj ka vrarë me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij S. B., menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe organizuan punën për kapjen e autorit i cili ishte larguar nga vendngjarja me një motomjet.

Pas 3 orësh ndjekje, nga strukturat e DVP Fier, Forca Operacionale, Forca e Posacme "Shqiponja", shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier në bashkëpunim dhe me 2 grupe të FNSH Fier, falë veprimeve të shpejta, të mirëorganizuara dhe profesionale, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e autorit në një zonë të pyllëzuar të fshatit Peshtan, bashkë me armën e krimit automatik dhe motomjetin me të cilin u largua nga vendngjarja.

31-Vjeçari Elton Metaj nga fshati Peshtan akuzohet për "Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare", ai rezulton i dënuar më parë për veprat penale "Armëmbajtja pa leje" , "Kundërshtim i punonjësit të policisë" dhe "Dhunë në familje" . Dosja e tij i kalon Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Aksident në Lezhë, plagoset një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Markatomaj, ku si pasojë është plagosur një person i cili udhëtonte me ...

20:31

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI