Flash

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Berisha: Më thanë që Basha loboi kundër meje në SHBA, por nuk e besova

Lapsi.al 10 September 2021
Berisha: Më thanë që Basha loboi kundër meje në SHBA,

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se i kanë ardhur informacione nga persona në SHBA dhe në Tiranë se në procesin “non grata” ndaj tij është i përfshirë edhe Lulzim Basha.

Mirëpo Berisha mohoi ta ketë vlerësuar këtë informacion pasi siç tha ai, pavarësisht fjalëve të Ramës edhe Bashës, nëse do të shpallej “non grata” kjo duhej të bëhej me bazën e të dhënave.

“Është bërë njëherë një bisedë me Bashën. I kanë thënë që ne e kemi informuar Berishën. Asnjeri nuk më ka informuar mua. Ma tha dy-tri herë. Edhe i them “e di si është puna Lulzim”. Po. Nga Uashingtoni, një i njohur dhe nga Tirana një tjetër më kanë thënë që po ndodh kjo dhe është i implikuar direkt Lulzim Basha. Për këtë procesin “non grata”.

Po them çfarë më kanë thënë. Unë nuk e kam vlerësuar. Pse? Mund të thojë ç’të dojë Lulzim Basha, ç’të dojë Edi Rama, nuk mund të firmoset mbi bazën e këtyre të dhënave. Rama është kundërshtari im dhe kërkon të më eliminojë. Ka qenë dora e George Soros dhe lobimi i tij ka realizuar firmosjen.

Unë thashë çfarë më kanë thënë dhe çfarë i thashë Lul Bashës sepse më insistoi. Më tha që “kjo më thotë që e kam paralajmëruar Berishën”. Unë i thashë që nuk më ka paralajmëruar njeri.

Kur më insistoi për së dyti i thashë more zotëri nëse quhet paralajmërim që kanë ardhur dhe më kanë thënë që çdo vendim ma dikton Sali Berisha, tashi se ma kanë thënë. Tashi se më thuhet, mund ta marrë të mirëfilltë? Absolutisht jo! Kategorikisht. Nuk i kam ndikuar në asnjë vendim" - tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Lezhë, plagoset një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Markatomaj, ku si pasojë është plagosur një person i cili udhëtonte me ...

20:31

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI