Flash

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Berisha nuk ndal akuzat: Me Bashën PD nuk vjen kurrë në pushtet

Lapsi.al 10 September 2021
Berisha nuk ndal akuzat: Me Bashën PD nuk vjen kurrë në pushtet

“Basha është i pakorrigjueshëm. Nuk do ta dërgojë kurrë PD në fitore”.

Janë fjalë të ish-kryeministrit Sali Berisha në emisionin zonë e lirë.

“Kam punuar në ekipin që mbështeste Bashën. I kam thënë, Basha është “broken lider”, lider i thyer. S’kam thënë kurrë që Basha i ka fituar zgjedhjet, por që i ka vjedhur Rama. Një vit e gjysmë para paralajmëroi kompaninë që të ktheheshin tek normalja po mos të ecte.

Më pyetën pse dhe ia tregova për marrëveshjen me Ramën. PD nuk ka asnjë shpresë me një njeri që humbet dhe përsërit të njëjtat gjëra. Patë spotin që futi Shqipërinë në NATO. I thashë mos e bëni se do t’ju përvishen mediat. E mbajtën 24 minuta gazetarët vetëm për këtë gjë. Ishin praktikë për të liderizuar një person që nuk është lider” – tha Berisha i cili shtoi se nuk ka asnjë frikë nga SPAK.

“Jam i hapur për çdo lloj vendimi dhe hetimi mbi tokë. Ka një problem aty. Nëse ecën me prova të sajuara të kthehen në bumerang. Provat kalojnë në filtra të ndryshëm. Më prova të sajuara është vështirë. S’ka asnjë të vërtetë ajo që thotë Basha se ka pasur detaje të tjera që nuk i ndante dot me publikun. S’i kam kërkuar njeriu ndihmë, por vetëm transparencë. Flasin dhe për këcënime me fëmijët. Bëj këtë ose. Në doktrinën e kërcënimit unë jam ai që jam. Zgjidhja ime është gjykata,” - tha Berisha.

Të këshilluara

Aksident në Lezhë, plagoset një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Markatomaj, ku si pasojë është plagosur një person i cili udhëtonte me ...

20:31

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI