Flash

Arrestohen dy shpërndarës droge në Durrës

Lapsi.al 11 September 2021
Arrestohen dy shpërndarës droge në Durrës

Policia e Durrësit ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Forcat e Posaçme “Shqiponja” në DVP Durrës, në vijim të kontrolleve në qytet për rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë ndaluar në lagjen nr.6, Durrës, një motomjet me drejtues shtetasin Enis Pirro dhe pasagjer shtetasin Pedi Canosinaj.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë, gjetën disa doza me lëndë narkotike heroinë dhe kokainë, një sasi lëndë narkotike cannabis sativa, gati për shitje.

Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit Enis Pirro, 43 vjeç dhe Pedi Canosinaj, 33 vjeç, të dy banues në Durrës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, motomjeti, 1 aparat celularë dhe një grirëse hashashi.

Të këshilluara

Si do të jetë moti për fundjavën

Vendi ynë u ndikua sot nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike ndërsa moti ka qenë kryesisht i kthjellët e vranësira kalimtare. Përgjatë orëve të drek...

08:24

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI