Flash

Iu arrestua burri në Mykonos, Angela Martini thyen heshtjen: Po kërkojmë drejtësi në vende të tjera (VIDEO)

Lapsi.al 11 September 2021
Iu arrestua burri në Mykonos, Angela Martini thyen heshtjen: Po
Jeta private e Angela Martinit ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes, sidomos gjatë kohëve të fundit pasi bashkëshorti i saj, Dragos Savulescu po përballet me drejtësinë. Rumuni u dënua me burg në vendin e origjinës dhe u shpall në kërkim nga Interpoli. Pak javë më parë, ai u arrestua nga autoritetet greke në Mykonos por u lirua shumë shpejt. Por vetëm tani, Angela ka vendosur të flasë. Modelja tregoi për revistën Who se gjykata greke ka bllokuar përpjekjen e Rumanisë për ekstradimin e tij. Vendimi shënon herën e dytë që një gjykatë evropiane ka refuzuar një kërkesë ekstradimi për të. Ajo ka publikuar dhe një intervistë në Instagram, ku ish-missi shprehet se nuk mundet të jetojë në Europë me burrin sepse kanë të gjithë sistemin kundër. “Po kërkojmë drejtësi në vende të tjera. Në një farë mënyrë ne u zgjodhëm që ta bënim këtë gjë kur në të njëjtën kohë ke një sistem të tërë që është armiku yt. Si mund ta luftosh këtë gjë? Nuk mund të jetë në Europë ky vend dhe që ata të vazhdojnë të bëjnë çfarë të duan. Njerëzve ju është bërë lavazh truri, janë të frikësuar, janë të mbushur me frikë. Do e kuptoja nëse kjo gjë do të ndodhte diku tjetër nëpër botë, por jo në Europë”, shprehet Angela.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Angela Martini ?? (@angela_martini)

Të këshilluara

Arrestohen dy shpërndarës droge në Durrës

Policia e Durrësit ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Forcat e Posaçme “Shqiponja” në DVP Durrës, në vijim të kont...

08:55

Si do të jetë moti për fundjavën

Vendi ynë u ndikua sot nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike ndërsa moti ka qenë kryesisht i kthjellët e vranësira kalimtare. Përgjatë orëve të drek...

08:24

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI