Flash

Ra tragjikisht nga ballkoni i "Rogner", kush është 28 vjeçari që humbi jetën në Tiranë

Lapsi.al 11 September 2021
Ra tragjikisht nga ballkoni i "Rogner", kush është 28

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Tiranë ku një 28 vjeçar ka rënë nga lartësia e një hoteli në Tiranë dhe si pasojë ka humbur jetën.

Viktima është i riu Ajdin Mustafi, 28-vjeç , i cili po qëndronte si klient në hotel dhe në momentin që ai ka qenë i mbështetur në hekurat e ballkonit në hotel ato janë këputur dhe ai ka rënë duke humbur jetën.

Ndër të tjera dyshohet se mbrojtësja metalike nuk ka qenë e fiksuar mirë, e për pasojë i riu ka rënë nga lartësia e katit të 5-të, ku fillimisht ka mbetur i plagosur.

Trupi i të riut në dysheme është gjetur së bashku më zgarën mbrojtëse të ballkonit. 28-vjeçari është dërguar më urgjencë në spital, por nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Ndërkohë përmes postimeve në Facebook miqtë e tij prekin me fjalët të të riun.

Ikja jote e hershme ësht e rënd për të gjith. Do të mbeshtesh përgjithmon ni shok i zemrës, ni koleg i dashur dhe ni punonjës shëmbullor. Allahu te mëshiroft Ajdin.

Ngushllime familjes Mustafi”, thuhet në një postim./abc

Të këshilluara

Arrestohen dy shpërndarës droge në Durrës

Policia e Durrësit ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Forcat e Posaçme “Shqiponja” në DVP Durrës, në vijim të kont...

08:55

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI