Flash

"Nëse ai merr 71 mandate, unë firmë për kryeministër nuk i jap", si përbetohej Ilir Meta para 25 prillit

Lapsi.al 11 September 2021
"Nëse ai merr 71 mandate, unë firmë për

Presidenti Ilir Meta para zgjedhjeve të 25 prillit ka deklarur se nuk t’ia japë fimrën për kryeministër Edi Ramës, edhe nëse ky i fundit merr mandatin e tretë, pa cënuar zgjedhjet e lira. Por sot Ilir Meta ka ndryshuar qëndrim, është zbutur dhe ka hedhur firmën për Ramën si kryeministër në mandatin e tretë. Para zgjedhjeve gjatë një interviste televizive, Meta tha se ai nuk do t’ia japë firmën për kryeministër, por do t’i dorëzojë dorëheqjen e tij.

“Deri tani zgjedhjet janë cënuar rëndë vetëm nga Edi Rama. Unë apeloj nga ky moment që të gjithë të reflektojnë, në mënyrë që të lejojmë shqiptarët të shprehin vullnetin e tyre të lirë. Nëse ai merr 71 mandate, unë firmë për kryeministër nuk i jap, por do i jap dorëheqjen time. Unë e respektoj vendimin e popullit. Unë dal në bulevard dhe ia lë zyrën atij,”- deklaronte Meta.

Presidenti i para 25 prillit dhe Presidenti i sotëm janë si dy botë të ndryshme. As nuk dha dorëheqjen për të dalë në bulevard me popullin, as nuk pengoi Ramën për mandatin e tretë.

 

Të këshilluara

Arrestohen dy shpërndarës droge në Durrës

Policia e Durrësit ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Forcat e Posaçme “Shqiponja” në DVP Durrës, në vijim të kont...

08:55

Si do të jetë moti për fundjavën

Vendi ynë u ndikua sot nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike ndërsa moti ka qenë kryesisht i kthjellët e vranësira kalimtare. Përgjatë orëve të drek...

08:24

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI