Flash

Braçe revoltohet për vrasjen në Fier dhe kujtohet që është zv.kryeministër: A mund ta di kush e liroi burrin vrasës nga burgu

Lapsi.al 11 September 2021
Braçe revoltohet për vrasjen në Fier dhe kujtohet që

Deputeti Erion Braçe me anë të një postimi në rrjetet sociale ka shprehur revoltën e tij lidhur me krimin e rëndë që tronditi Fieri, ku Sabrina Bengaj u vra nga ish-bashkëshorti i saj.

Braçe hedh akuza ndaj drejtësisë duke thënë se 23-vjeçaren e vrau lirimi i parakohshëm nga burgu i autorit Elton Metaj.

Deputeti socialist nuk ka harruar që të hedh edhe akuza ndaj Bashës duke thënë se një pjesë të fajit e ka edhe kultura për dhunën ndaj grave. Sipas tij Basha urdhëroi mllef e urrejtje dje ndaj një flete votimi për Lindita Nikollën që u zgjodh kryetare e Kuvendit.

Statusi i Braçes:

Edhe sa te tjera?

SABRINA ISHTE NJE GRUA VETEM

23 VJEC; E MARTUAR DHE ME NJE VAJZE VETEM 3 VJEC!

E vrau nje kafshe burre, ish burre ligjerisht, dje, ne shtepine e saj,

prinderve te saj, DUKE NGRENE BUKE;

ME BUKE NE GOJE!

Por jo vetem ai!

E VRAU EDHE DREJTESIA QE KEMI ENDE!

A ka mundesi te di une, meqe jam edhe ca dite medemek zevendes udheheqes,

se si ka mundesi qe nje si ky burri vrases,

i arrestuar nje vit me pare per pengmarrje ne te njejten shtepi e te se njejtes grua,

ne nje operacion te komplikuar dhe nga RENEA, ESHTE I LIRE DHE JO NE BURG dhe vret gruan qe nje vit me pare e mori peng??!!

A ka ndonje prokuror e gjyqtar qe ma spjegon kete?

ME NE FUND DIKUSH DUHET TE MBAJ PERGJEGJESI, VEC BURRIT VRASES QE FALE POLICISE TANI ESHTE NE BURG!

Por Sabrinen e gjore,

e vrau dhe kultura mizerabel e dhunes ndaj grua, vajzes;

Nje kulture e ndyre e shtrire vertikalisht, nga lart poshte, e tille perfundon tek ky takem burrash qe urrejne grate!

E mos me thoni “jo”!

A e pate dje se si nje burre urdheroi mllef e urrejtje dje ndaj nje flete votimi per nje GRUA dhe nje tufe burrash u eksituan ne te njejtin akt dhune??!!

Kjo pra eshte, keshtu ndodh e forca e ketij shembulli kthehet ne dhune deri atje poshte!

U irrituan shume ca plehra politike-disa e shprehen e disa e mbajten perbrenda per te mos e harruar, nje status timin rreth nje seriali te degraduar ne dhune nen moton:

GRATE VDESIN SI BURRAT POR BURRAT JO, RINGJALLEN!

Merruni prape sot!

Të këshilluara

Arrestohen dy shpërndarës droge në Durrës

Policia e Durrësit ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Forcat e Posaçme “Shqiponja” në DVP Durrës, në vijim të kont...

08:55

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI