Flash

Goditet grupi që vidhte bizhuteritë e pushuesve në Sarandë, dy të arrestuar

Lapsi.al 11 September 2021
Goditet grupi që vidhte bizhuteritë e pushuesve në Sarandë,

Policia e Sarandës ka finalizuar me sukses një tjetër operacion në kuadër të të cilit ka vënë në pranga 2 shtetas , si dhe është proceduar penalisht pronari i një argjendarie.

Këta shtetas dyshohen se pasi kryenin vjedhjet në bashkëpunim me njëri tjetrin, menjëherë largoheshin në drejtim të qytetit të Tiranës, ku një pjesë të sendeve të vjedhura i shisnin në argjendarin e shtetasit S. V, ndërsa pjesën tjetër i mbanin të fshehura në banesë.

Operacioni i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë bënë ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim:

– Andon Qurku, 38 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” në shtetin Shqiptarë dhe atë Grek.

– Renato Vezelaj, 45 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se janë autorë të 3 vjedhjeve të ndodhura gjatë sezonit turistik, në qytetin e Sarandës, konkretisht:

1. Më datë 08.06.2021, këta shtetas, kanë vjedhur një shumë parash dhe një orë dore, në banesën e shtetasit A. B.

2. Më datë 13.06.2021,kanë vjedhur një shumë parash dhe disa bizhuteri në banesën e shtetasit E. B.

3. Më datë 08.09.2021, kanë vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë si unaza, ora dore dhe varse në banesën e shtetasit B. A.

Këta shtetas dyshohen se pasi kryenin vjedhjet në bashkëpunim me njëri tjetrin, menjëherë largoheshin në drejtim të qytetit të Tiranës, ku një pjesë të sendeve të vjedhura i shisnin në argjendarin e shtetasit S. V, ndërsa pjesën tjetër i mbanin të fshehura në banesë.

Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë shtetasi S. V., 42 vjeç, banues në Tiranë, (pronari i një argjendarie në Tiranë) për veprën penale të “Përvetsimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në argjendarin e tij, u gjetën disa prej sendeve të vjedhura nga këta shtetas, ndërsa pjesa tjetër e sendeve të vjedhura u gjetën dhe u sekuestruan në banesën e shtetasit Renato Vezelaj, në Tiranë.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vjedhja e mbetur në tentativë, shtetasi Jolian Hila, 18 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë, pasi më datën 09.09.2021, ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit D. K.

Materialet proceduriale, iu referuan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI