Flash

Shqipëri/ 30 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit dhe një viktimë

Lapsi.al 28 July 2021
Shqipëri/ 30 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

30 raste të reja me COVID-19 janë identifikuar në 24 orët e fundit në Shqipëri. Pas një muaji pa viktima nga ky virus, fatkeqësisht një person ka ndërruar jetë në këto 24 orë.

"Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 3316 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 30 qytetarë, në këto bashki: 14 raste në Tiranë, 4 në Elbasan, 3 në Lezhë, 2 në Shkodër, nga 1 rast në Durrës, Kurbin, Korçë, Librazhd, Sarandë, Delvinë, Kuçovë.

Aktualisht janë 321 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve në spitalin Infektiv, nuk e ka fituar dot betejën një qytetar 74 vjeç nga Kurbini, i cili nuk ishte vaksinuar ndaj Covid19.

Vihet re një rritje e rasteve të pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim të specializuar 17 pacientë.

Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,174 që nga fillimi i epidemisë", njofton Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Statistika (28 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 30

Të shëruar në 24 orë 8

Të shtruar në spitale 17

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 3316

Testime totale 889,044

Raste pozitive 132,952

Raste të shëruara 130,174

Raste Aktive 321

Humbje jete 2,457

 

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 115

Elbasan 45

Kukës 32

Lezhë 32

Vlorë 28

Fier 16

Durrës 16

Shkodër 15

Korçë 10

Berat 8

Gjirokastër 4

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI