Flash

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lë në burg ish-kryebashkiakun Fatos Tushe

Lapsi.al 28 July 2021
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të lërë në burg ish-kreun e bashkisë Lushnjë, Fatos Tushe. Tushe akuzohet për korrupsion dhe abuzim me një tender për rehabilitimin e kanalit ujitës. Ai u arrestua pasi u zbuluan bisedat e tij me biznesmenin Ibrahim Lame, me të cilin ai dëgjohet të komunikojë për tenderin në përgjimet e SPAK. Përgjatë seancës ish-kreu i Lushnjes nuk e ka mohuar se ai e njihte biznesmenin Lame, por ai thotë se ai nuk kishte kompetenca për tenderin, pasi këto të fundit i takonin Drejtorisë së Punëve Publike dhe jo Bashkisë së Lushnjës.

Ish-kryebashkiaku ka kërkuar të lirohet me arsyetimin se ai vuan nga probleme shëndetësore: diabet, probleme me zemrën, gur në tëmth si dhe kolesteroli i lartë. Tushe u arrestua nga SPAK, së bashku me 10 persona të tjerë dhe një ditë më pas kryeministri Rama firmosi shkarkimin e tij, duke argumentuar se Tushe duhet të përballej me drejtësinë pa mbështetjen e Partisë Socialiste.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI