Partia Demokratike ka reaguar pas raportit të DASH për klimën e biznesit 2021 Sipas raportit, korrupsioni endemik vazhdon të minojë shtetin e së drejtës dhe të rrezikojë zhvillimin ekonomik. Sipas Tabaku, ky raport konfirmoi edhe njëherë se Shqipëria ka qeverinë më të korruptuar në botë.
Investitorët e huaj përmendin korrupsionin, veçanërisht në gjyqësor, mungesën e transparencës në prokurimin publik, ekonominë informale dhe zbatimin e dobët të kontratave si disa nga problemet më të mëdha në Shqipëri. Nga ana e saj e Partia Demokratike thotë se shteti nuk ka respektuar ekonominë e tregut dhe konkurrencën.
“Ky nuk është thjesht një perceptim por një realitet i provuar tanimë nga dhjetëra raporte ndërkombëtare që vërtetojnë korrupsionin në nivelet më të larta të qeverisë dhe abuzimet me tenderat publik. Këto janë kthyer në sëmundje kronike për Shqipërinë, pasi fatkeqësisht raporti i vitit 2021 mbi klimën e investimeve në vend vazhdon të përsërisë të njëjtat shqetësime që janë vendosur në një raport të tillë nga DASH së paku që nga viti 2015”, shprehet Tabaku.