Flash

Operacioni te 'Varri i Bamit', sot merren në pyetje policët e aksionit të dështuar dhe gazetari që u shtri barkas prej tyre

Lapsi.al 28 July 2021
Operacioni te 'Varri i Bamit', sot merren në pyetje policët

Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimin për incidentin e ndodhur mesditën e djeshme te zona e “Varrit të Bamit”. Ngjarja e djeshme nisi gjatë një operacioni policor gjatë të cilit shtetasi Gazmir Cani, 26 vjeç,  tentoi t'i ikte Policisë, duke i dhënë gaz automjetit tip 'Benz' që drejtonte dhe duke rrezikuar edhe jetën e efektivëve. Policia bën me dije se ky person në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, shpërndante kokainë duke e fshehur në kuti picash.

Agjentët e operacionales i janë drejtuar një mjeti tip “Mercedez Benz” brenda të cilit ishin Altin Gega dhe Erjon Prengaj të cilit i kërkojnë të ndalojë dhe të hapë derën. Drejtuesi i mjetit Altin Gega refuzon urdhrin e policisë për të ndaluar, duke i dhënë makinës me shpejtësi, duke rrezikuar njërin prej efektivëve dhe largohet nga vendi i ngjarjes. Pas këtij operacioni, efektivët e policisë i kanë marrë celularin nga dora gazetarit Ergys Gjençaj, që po filmonte në afërsi dhe më pas e kanë shtrirë përtokë.

Këtë mëngjes në prokurori është thirrur gazetari i “NEWS24”, Gjençaj, të cilit po i merren deklarimet në lidhje me ngjarjen. Pas tij, prokuroria do marrë në pyetje edhe 5 efektivët e policisë që u përfshinë në këtë incident, hetime ndaj të cilëve po kryen edhe SHÇBA.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI