Flash

Masat kundër pandemisë, përleshje në Athinë

Lapsi.al 22 July 2021
Masat kundër pandemisë, përleshje në Athinë

Protestuesit dhe policia u përleshën jashtë godinës së parlamentit në Athinë mbrëmjen e djeshme në një protestë kundër vaksinës anti-covid.

Pas përplasjeve të dhunshme, në atë çka nisi si një protestë e thjeshtë, policia lëshoi mes 1500 protestuesve, gaz lotsjellës për ti shpërndarë ndërsa mes turmës dolën edhe makinat ujë hedhëse. Demonstruesit, shumica prej tyre të pamaskuar, mbanin në duar flamurin grek dhe kryqe, simbole të himnit kombëtar.

Kjo ishte protesta e dytë në një javë kundër vaksinimit masiv të popullsisë. Me pankarta “Larg duart nga fëmijët tanë”, protestuesit kundërshtojnë programin e vaksinimit për adoleshentët, që ka nisur në korrik.

Më shumë se 4.7 milionë qytetarë grekë janë vaksinuar me të dyja dozat në shtetin me 11 milionë banorë, pra më shumë se 41%. Qeveria lehtësoi masat kufizuese këtë muaj, për t’i dhënë një ndihmë të lehtë sektorit të turizmit, të goditur rëndë në 1 vit e gjysmë pandemie.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e enjte

Sipas MeteoAlb: Gjatë paradites vendi ynë do të karakterizohet nga mot i kthjellët kryesisht në ultësirën perëndimore. Por pas mesditës parashikohet që zonat ma...

07:43

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI