Një aksident i rëndë ka ndodhur pak pas mesnatës së të enjtes në bulevardin ‘Blu’ në Tiranë. Një drejtues motori 30-vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas me një makinë.
Aksidenti ka ndodhur kur nje motor është përplasur me një makinë tip “Benz”.Për pasojë ka mbetur i vdekur në vend 30-vjeçari me iniciale F.H. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.