Flash

Plagoset me thikë një person në Tiranë, policia në kërkim të autorit

Lapsi.al 5 July 2021
Plagoset me thikë një person në Tiranë, policia në

Një 34-vjeçar është plagosur një ditë më parë me thikë në rrugën e Dibrës në Tiranë. Policia njofton se E. Sh., 34 vjeç, tashmë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

“Më datë 04.07.2021, në Rrugën e Dibrës, në rrethana ende të paqarta, një shtetas ende i paidentifikuar e ka goditur me mjet prerës shtetasin E. Sh., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin, kapjen e autorit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës do të vijoje me kthjellime në të gjithë vendin tonë. Por pjesa e dytë e ditës sjellë kalime vranësirash fillimisht në zonat...

07:27

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI