Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka sqaruar ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Velipojë, kur një shpërthim bombole gazi ka tronditur zonën e plazhit. Sipas njoftimit e gjithë ngjarja erdhi si rrjedhojë e një gabimi njerëzor. Shpërthimi dhe zjarri dyshohet të ketë ndodhur nga rrjedhja e gazit G L N nga një nga bombolat e kampingut e cila mund të jetë lënë e hapur gjatë natës.
"Sasia e gazit të rrjedhur dhe hermeticiteti i ambientit ka krijuar kushte për shpërthim dhe zjarr në prezencë të faktorëve të jashtëm, si ndezja e dritave në këtë ambient ose përdorimi i burimeve të tjera të zjarrit nga pakujdesi njerëzore”, thuhet në komunikatën e Inspektoratit.