Flash

Lëndë narkotike dhe vjedhje, katër të arrestuar në Tiranë

Lapsi.al 4 July 2021
Lëndë narkotike dhe vjedhje, katër të arrestuar në

Katër persona janë vënë në pranga në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Kurse, penalisht janë proceduar dy administratorë subjketesh që kishin zënë hapësirën publike.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë proceduan penalisht në gjendje të lirë  M. G., 60 vjeçe dhe B. T., 59 vjeç, pasi kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa leje.

Kurse, specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë D. D., 24 vjeç dhe R. D., 34 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit që i bënë forcat “Shqiponja” në banesë, iu gjet dhe u sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe 1 peshore elektronike.

Në flagrancë u arrestua V. Xh., 53 vjeç, pasi ka vjedhur 4 aparate celular.

Ndërsa, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan A. Ll., 31 vjeç, pasi u përfshi në një aksident pasi po e drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Për pasojë pati vetëm dëme materiale.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI