Flash

Lëvizte pa patentë, 46-vjeçarit i gjenden në makinë edhe lëndë narkotike

Lapsi.al 5 July 2021
Lëvizte pa patentë, 46-vjeçarit i gjenden në makinë

Një 46-vjeçar është arrestuar në Pogradec, pasi lëviste pa leje drejtimi, ndërsa iu gjet edhe lëndë narkotike.

Sips policisë është prangosur Gj. Th., 46 vjeç, banues në Korçë. Ky i fundit në Pogradec gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Mazda”, të cilin e drejtonte pa patentë, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe një grirëse hashashi.

"Drejtonte mjetin pa leje drejtimi dhe posedonte një sasi me lëndë narkotike kanabis, vihet në pranga 46-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Gj. Th., 46 vjeç, banues në Korçë, pasi në qytetin e Pogradecit, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Mazda”, të cilin ky shtetas e drejtonte pa leje drejtimi, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe një grirëse hashashi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI