Flash

Vettingu, më 8 korrik KPK vendos për gjyqtaren e Apelit Tiranë, Zegjine Sollaku

Lapsi.al 3 July 2021
Vettingu, më 8 korrik KPK vendos për gjyqtaren e Apelit Tiranë,

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të vendosë në seancën e datës 8 korrik për gjyqtaren e Apelit Tiranë, Zegjine Sollaku. Në ditën e parë të këtij muaji u zhvillua seanca dëgjimore me subjektin e rivlerësimit. Gjyqtarja e cila kishte për avokat bashkëshortin e saj, ish-kryeprokurorin e Shqipërisë, Theodhori Sollaku, nuk pati probleme të pastërtisë së figurës apo aspektit profesional.

Sa i përket pasurisë, avokati dha shpjegime për të ardhurat e krijuara ndër vite nga gjyqtarja dhe deklaratat e përvitshme të saj. Shpjegime u dhanë edhe për disa të ardhura të tjera që nuk i ishin nënshtruar analizës financiare dhe që mbrojtja i argumentoi me dokumenta ligjshmërinë e tyre.

Në mbyllje të seancës ku nuk pati pyetje as nga ana e vëzhguesit ndërkombëtar, komisioni u shpreh që do t'i shqyrtonte dokumentatat e paraqitura nga subjekti i rivlerësimit. Heshtja e anëtarëve të komisionit lë të kuptohet se subjekti i rivlerësimit mund ta rikonfirmohet në detyrë, megjithatë jo në të gjitha rastet ka ndodhur kështu përgjatë procesit të vettingut. Mbetet të pritet vendimi i datës 8 korrik.  ©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43