Flash

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

"Rrushi, birra, shezloni..."/ Kodet që përdornin trafikantët e drogës të lidhur me prokurorë e policë

Lapsi.al 2 July 2021
"Rrushi, birra, shezloni..."/ Kodet që përdornin

Makina, rrushi, motori, punëtor, shishe birre, shishe uji, bluza ose gjysmë bluza, shezllone, persona, skeleri, birra, shezllone, skeleri e shumë terma të tjera janë përdorur për të emërtuar lëndën narkotike nga anëtarët e grupeve kriminale që u shkatërruar sot në kuadër të operacionit ‘Shpirti”. OraNews shkruan se në dosjen prej 565 faqe të prokurorisë italiane, gjenden edhe bisedat e koduara për transfertat e parave dhe dërgesat e drogës.

Për paratë përdorej termi “dokumente”, ose edhe në mënyrë të qartë për herët s’kishte nevojë për dekodifikim si “duhet të sjellin paratë”, “më thuaj sa para janë”. Për sa i përket sasisë së dërgesave dhe ato ishin lehtësisht të zbulueshme: “pesëdhjetë gramë”, “100 gramë”, “dhjetë skela”, “sa punëtorë do? Dy, tre?”, “dhjetë shishe ujë”, “20 shezllone”, “10 mijë”, “20 birra”.

Organizata e parë përfaqësohej nga një qytetar i vetëm shqiptar, rreth të cilit sillen shtetas nga Bari, që përbëjnë një grup stabël, e shumë persona të tjerë që bëjnë biseda për drogën. Dosja përmban dhe fakte se të hetuarit kanë përdorur edhe kërcënimet e forcë fizike për të detyruar persona që u kishin para, që tua kthenin ato. Në përgjimet telefonike nënvizohet edhe kapaciteti i organizatave që të arratisë anëtarët e saj nga arresti shtëpiak, duke u gjetur dokumente false e mbështetje logjistike nëpërmjet një rrjeti kapilar ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë.

Ka qenë dëshmia e 4 të penduarve të drejtësisë që kanë pranuar të bashkëpunojnë me prokurorinë duke rrëfyer për trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Ata kanë dhënë informacione për 3 vite, pas të cilave SPAK, në bashkëpunim me Antimafian italiane, Eurojust dhe DIA, kanë arritur të dokumentojnë aktivitetin kriminal të 4 grupeve që trafikonin drogë nga Shqipëria drejt Italisë dhe Spanjës. Janë 38 urdhër-arreste të prera, 10 prej tyre të prera më herët në operacionin “Kulmi”.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43