Flash

Flet prokurori i arrestuar: Në qoftë se ka një çështje të vetme që unë kam patur lidhje me këta persona, do kërkoj të shkoj në burg me ata

Lapsi.al 2 July 2021
Flet prokurori i arrestuar: Në qoftë se ka një

Prokurori i Vlorës, Maksim Sota ka rënë në pranga si pjesë e një megaoperacioni që është zhvilluar në disa shtete dhe janë arrestuar edhe 28 persona të tjerë. Ndaj tij Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “Arrest Shtëpie”.

Së fundmi prokurori Maksim Sota ka thyer heshtjen dhe për “Top Channel” ka deklaruar se nëse ka një provë të vetme që ai ka pasur lidhje me këta persona do pranojë të shkojë në burg dhe jo të qëndrojë në arrest shtëpie.

Maksim Sota: E thënë nga unë, në qoftë se ka një provë të vetme që kam ndihmuar këta persona, do pranoj të shkoj në burg me ta dhe jo në arrest shtëpie. Në qoftë se ka një çështje të vetme që unë kam patur lidhje me këta persona, do kërkoj të shkoj në burg me ata. Të gjithë të tjerat janë fjalë dhe trillime për të cilat më dhemb vetëm gjendja që më shkaktuan në familje.

Por gazetarja Anila Hoxha ka mundur të sigurojë edhe dëshminë e dy bashkëpunëtorëve të drejtësisë, të cilët kanë thënë se drejtuesi i grupit kriminal shqiptar Ilirjan Duçellari/ Zaimi (Lani) kishte lidhje me prokurorin Maksim Sota.

Sipas tyre Lani kishte siguruar edhe një shtëpi të marrë me qira, të cilën e paguante vetë, por në të kishte qëndruar edhe Prokurori.

“Nga deklarimet e bashkëpunëtorëve të drejtësisë rezulton se drejtuesi i grupit kriminal shqiptar Ilirjan Duçellari/ Zaimi (Lani) kishte lidhje me prokurorin Maksim Sota, si dhe kishte siguruar një shtëpi të marrë me qira, të cilën e paguante Lani dhe në atë shtëpi kishte qëndruar edhe Prokurori Maksim Sota dhe bashkëpunëtori i drejtësisë. Një tjetër bashkëpunëtor i drejtësisë ka deklaruar se prokurori kishte dijeni se Lani ushtronte aktivitet kriminal në fushën e narkotikëve.

Gjykata vlerëson ndër të tjera se prokurori Maksim Sota dyshohet se ka krijuar premisa më të favorshme për infiltrimin e grupit kriminal në radhët e përfaqësuesve që ushtrojnë ndjekjen penale në emër të shtetit, me pasojë vështirësi dhe pengesa shtesë në drejtim të parandalimit dhe luftimit të veprimtarive kriminale”, thuhet në dokument.

Ndër të tjera në dokument thuhet se pasoja të mosushtrimit të përgjegjësive dhe detyrave ligjore nga i hetuari Maksim Sota janë pikërisht “aktiviteti i qëndrueshëm kriminal i të hetuarit Ilirjan Duçellari si drejtues, në kuadër të një organizimi kriminal janë konkretizim i rrezikshmërisë shoqërore të mosveprimeve me dashje e në kundërshtim me ligjin të hetuarit Maksim Sota”. /TCH/

Të këshilluara

Vlorë, vëllai qëllon me armë motrën

Nuk kanë të sosur krimet në Shqipëri. Vëllai ka plagosur motrën e tij me armë në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bishan. Autori i dyshuar Seit Danaj, rreth...

17:31

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43