Flash

Veliaj e lexon sipas qejfit vendimin e Kushtetueses: La në fuqi prishjen!

Lapsi.al 2 July 2021
Veliaj e lexon sipas qejfit vendimin e Kushtetueses: La në fuqi prishjen!

Edhe pse Gjykata Kushtetuese e rrëzoi qeverinë për ligjin special dhe kalimin e Teatrit Kombëtar në varësi të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj e quan fitore vendimin që dha sot gjykata më e lartë në vend.

Veliaj thotë se Kushtetuese la në fuqi vendimin për prishjen e teatrit, ndërsa shton se tani duhet të vijoj puna për ndërtimin e teatrit më të madh në Ballkan.

“Tani te ecim përpara e te ndërtojmë shtëpinë me te madhe e moderne te Teatrit ne Ballkan, boll humbëm kohe me histeri, si me çdo projekt te madh! Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Bashkisë së Tiranës, lë në fuqi vendimin për prishjen e Teatrit Kombëtar”, shkruan Veliaj.

Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese është pezulluar gjithashtu vendimi për ndërtimin e Teatrit të ri, për të cilin ishte miratuar leja para disa ditësh.

Të këshilluara

Gjendet një person i pajetë në Gjirokastër

Një person është gjetur i pajetë sot në fshatin Mashkullorë të Gjirokastrës. Policia ka shpërndarë për mediat një njoftim të shkurtër, ku thotë se 35-vjeçari Ed...

16:05

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43