Flash

Lirimi i plazheve, kontrolle në Vlorë, Himarë dhe Sarandë (VIDEO)

Lapsi.al 2 July 2021
Lirimi i plazheve, kontrolle në Vlorë, Himarë dhe Sarandë

Në Vlorë, Himarë e Sarandë ka vijuar edhe sot operacioni “Bregdeti ynë”, për lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme. Në zbatim të planit operacional të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për kontrollin e vijës bregdetare në drejtim të zaptimit të vijës bregdetare nga subjekte apo persona të cilët nuk janë konfirmuar nga e-Albania”, Task-Forca e veçantë në përbërje të së cilës ka 2 grupe FNSH, 2 grupe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbime të Komisariatit të Policisë Vlorë, Himarë, Sarandë, Policia Bashkiake dhe struktura të mjedisit të Policisë Bashkiake, kanë vijuar kontrollet dhe verifikimet në territorin e plazhit në qarkun Vlorë.

Deri në këto momente janë kontrolluar 43 subjekte , të cilat ishin të pajisura me leje dhe nuk janë konstatuar shkelje.

Një ditë më parë janë kontrolluar 71 subjekte, të cilat ishin të pajisura me lejen përkatëse.

Të këshilluara

Gjendet një person i pajetë në Gjirokastër

Një person është gjetur i pajetë sot në fshatin Mashkullorë të Gjirokastrës. Policia ka shpërndarë për mediat një njoftim të shkurtër, ku thotë se 35-vjeçari Ed...

16:05

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43