Flash

Vendimi i Kushtetueses për Teatrin Kombëtar, Lubonja: Lajm që ngroh zemrat e shqiptarëve, njerëz me kurajo mund të ndryshojnë fatin e vendit

Lapsi.al 2 July 2021
Vendimi i Kushtetueses për Teatrin Kombëtar, Lubonja: Lajm që

Analisti Fatos Lubonja komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar, duke pezulluar ndërtimin e teatrit të ri dhe shfuqizuar vendimin e Këshillit të Ministrave për kalimin në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Duke folur per News 24, Lubonja tha se ky është një lajm i mirë dhe që ngroh pak zemrat e shqiptarëve, që nuk kanë më besim në këtë vend.

“Një lajm i mirë është ky. Është një lajm që ngroh pak zemrat e ftohura të njerëzve, që s’kanë besim fare në atë vend. Duhet parë me rezerva, në kuptimin se është një betejë e fituar. Një koment i parë është se pak njerëz me kuraja mund të ndryshojnë fatet e shumë njerëzve në atë vend. Një koment i dytë është se Gjykata Kushtetuese dihet se nuk është e kontrolluar nga pushteti, nga partia shtet, por rezultati që ka dalë 5 me 2 flet edhe për një integritet të atyre gjyqtarëve që i kemi menduar se mund të jenë instrumente të partisë shtet. Pra, jep kurajo, besim te njerëzit, por gjithmonë mbetet frika se kjo është një qelizë e vogël rezistence, ndërkohë që përmbytja që po bën partia shtet në të gjitha institucionet për t’i kapur e kontrolluar vazhdon.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i lidhur me veprime antiligjore, që meritojnë ndëshkim nga ana e drejtësisë. Nuk jemi të sigurt sa këto hallka mund të funksionojnë, të vënë para përgjegjësisë ata që kanë tjetërsuar këtë pronë, të hetojnë pse është bërë ky tjetërsim, e me radhë, pasi ka shumë bishta prapa. Ne e dimë shumë mirë si u prish teatri. Mënyra si u prish teatri ishte një arrogancë, u bë në një kohë pandemie, kur nuk kishte Gjykatë Kushtetuese, pra u bë në një mënyrë që e shpërfill drejtësinë, sepse thotë që ‘drejtësia jam unë’. Por, nga ana tjetër, këtu hapet një problem për ta. A do të pranojnë strukturat e drejtësisë apo do të fillojnë të përdorin mjetet, që kanë përdorur, për t’i bërë presion, për ta injoruar e neglizhuar drejtësinë. Këtu mbetem skeptik. Por ky lajm tregon se mbetet shpresa, se drejtësia vazhdon të jetojë në ajër”, tha Lubonja.

Më tej, Lubonja foli dhe për akuzat e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ndaj ambasadorit të BE në Tiranë, Luigi Soreca, duke thënë se “Është minimumi që mund të bëhet ndaj këtyre ambasadorëve, që kanë nëpërkëmbur dinjitetin e shqiptarëve, me mënyrën si janë sjellë. Jo sikur vijnë këtu për të ndihmuar vendosjen e shtetit të së drejtës, por sikur janë bërë pjesë e një bande të partisë shtet. Është e pabesueshme. Soreca është një zhgënjim edhe më i madh se Vlahutin. Njeri që vjen edhe nga jugu i Italisë, ku e di shumë mirë se c’do të thotë një mafie që kap shtetin apo segmente të shtetit. Një njeri që i vijnë të dhënat që kjo mafia italiane flet e thotë se në Shqipëri jemi si në Kalabrinë e viteve 60, dhe ai bën sikur kjo gjë nuk ekziston. Është dyfish përgjegjës. Është e pabesueshme. Qëndrimi që kanë mbajtur ndaj prishjes së teatrit si simbolikë, si sjellje, si mënyrë qeverisje e ambasadorëve”.

Të këshilluara

Gjendet një person i pajetë në Gjirokastër

Një person është gjetur i pajetë sot në fshatin Mashkullorë të Gjirokastrës. Policia ka shpërndarë për mediat një njoftim të shkurtër, ku thotë se 35-vjeçari Ed...

16:05

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI