Flash

Operacioni i italianëve/ Ish-polici i Fierit ishte i arrestuar për 2.5 ton kanabis

Lapsi.al 2 July 2021
Operacioni i italianëve/ Ish-polici i Fierit ishte i arrestuar për 2.5

Njëri nga të arrestuarit e operacionit që është zhvilluar gjatë orëve te fundit në bashkëpunim me polici të shumë vendeve të tjera është edhe ish-oficeri i Policisë së Fierit, i cili është arrestuar edhe më parë për trafik droge në sasi të madha drejt Italisë.

Festim Lelaj, ish-nënkomisar i policisë së Fierit, është arrestuar në 2017-ën për trafik narkotikësh në episodin e 2.5 tonë kanabis. Vetëm pak javë më parë Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 17 vite burg, por do të përfitojë ulje të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Procesi për ish-nënkomisarin, i cili ka qenë një nga efektivët e implikuar në atë që u quajt kanabizim në vitet 2016-2017, u zvarrit për të paktën dy vite në gjykatë. Edhe SPAK ka hasur vështirësi në ecurinë e procesit, kjo për shkak të ndryshimit të gjyqtarëve. Lelaj akuzohet për 'Trafikimi i narkotikëve', në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, 'Grup i strukturuar kriminal' "Kryerja e e veprave penale nga organizata kriminale.

Festim Lelaj, një efektiv policie nga Vlora por në atë kohë me detyrë nënkomisar në drejtorinë e Fierit, është arrestuar në dhjetor të vitit 2017 si personi që ka organizuar trafikimin e 2.5 tonë drogë nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Sasia e madhe e drogës është kapur në janar 2017 brenda një kamioni në Ankona, ndërkohë policia vendase mundi të kapë vetëm shoferin. Lidhur me këtë rast policia italiane ka bashkëpunuar me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku përgjatë një vit hetime, është konkretizuar me prova konkrete implikimi i nënkomisarit të policisë në këtë trafik droge.

Sipas prokurorisë, Lelaj ka qenë pjesë e një zinxhiri policor që janë implikuar me grupet e trafikut të drogës në Vlorë.

Ka dyshime të forta, thotë prokuroria, se nënkomisari Lelaj ka lidhje me grupet kriminale që kultivonin lëndën narkotike në zonën e Treblovës dhe Vezhdanishtit.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

Me sytë katër

PAPARAZZI