Flash

Operacioni "Shpirti"/ Të arrestuar për trafik droge edhe shefat e policisë (EMRAT)

Lapsi.al 2 July 2021
Operacioni "Shpirti"/ Të arrestuar për trafik droge edhe

Dalin emrat e parë të zyrtarëve të arrestuar në Shqipëri nga operacioni ndërkombëtar “Shpirti” që u zhvillua në vendin tonë, Itali, Malin e Zi dhe në Spanjë.

Të arrestuar janë: Maksim Sota, prokuror në Vlorë; Ilirjan Balla, shefi i Seksionit Kundër Trafiqeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë; Festim Lelaj, ish-oficer policie; Saimir Kurti, drejtor i Zyrës së Punës në Kavajë. Ata janë lënë në arrest shtëpie.

Ilirjan Balla, lindur në Berat, më herë ka mbajtur detyrat e Zv.drejtorit për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë në Policinë e Dibrës dhe të Zv.drejtorit për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë në Policinë e Shkodrës.

Operacioni ndërkombëtar synonte të godiste përveç trafikantëve të drogës nga Shqipëria në brigjet e Pulias e përtej, edhe fenomenet e korrupsionit dhe të abuzimit me detyrën.

SHIH VIDEON E OPERACIONIT "SHPIRTI"

Mediat italiane njoftonë sot se "trafik ndërkombëtar droge, korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash: këto janë akuzat, për arsye të ndryshme, kundër 38 personave që janë marrësit e një urdhri paraburgimi paraprak që po kryhet në këto orë nga Autoritetet Shqiptare dhe Anti-Mafia e Barit, me koordinimin e Eurojust.

Arrestimet midis Shqipërisë, Italisë, Malit të Zi dhe Spanjësdhe dekretet për konfiskimin e pasurive në lidhje me pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme, për një vlerë prej disa milion eurosh, janë gjithashtu në proces.

Operacioni është vazhdim i hetimeve të kryera në Shqipëri të operacioneve "Shefi" dhe "Kulmi" nga DIA në vitet 2018 dhe 2020.

Detajet e operacionit do të njoftohen gjatë një konference për shtyp që do të mbahet në internet në orën 10.30, në të cilën do të marrin pjesë Prokurori Kombëtar i Antimafias Federico Cafiero De Raho, Prokurori Special i Anti-Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Tiranës, Arben Kraja , Filippo Spiezia i Eurojust, prokurori i përkohshëm i Bari Roberto Rossi dhe Giuseppe Gatti i Drejtorisë Kombëtare Anti-Mafia, përveç drejtorit të Dia Maurizio Vallone dhe drejtorit të Policisë Shqiptare Ardi Veliu.

Sipas Neës24 hetimet kanë nisur që në 2018 ku është kapur një ngarkesë me drogë dhe madje ka pasur edhe persona të arrestuar dhe 4 prej tyre janë bërë bashkëpunëtorë të drejtësisë dhe kanë dhënë detaje për antimafien italiane.

Nga hetuesit shqiptarë dhe ata italiane behet e ditur se është zbuluar një rrjet i drogës në të gjithë hallkat e zinxhirit të tij. Hetimet janë thelluar më tej edhe në pastrimin e parave.

Mes të arrestuarve ka edhe zyrtarë shqiptarë, kryesisht punonjës policie që kanë bërë të mundur lehtësimin e këtij trafiku.

Në total janë lëshuar 38 urdhër arreste, 10 prej të cilëve janë arrestuar më parë dhe ata ndodhen në Itali.

Ndërkohë edhe personat e arrestuar në Mal të Zi dhe në Spanjë janë kryesisht shqiptarë.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI