Flash

Meta dhe Basha në festën e Yuri Kim për “4 korrikun”, mungon Rama

Lapsi.al 1 July 2021
Meta dhe Basha në festën e Yuri Kim për “4 korrikun”,

Ambasadorja Amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka organizuar një ceremoni për Ditën e Pavarësisë së SHBA. Të preniashëm ishin Presidenti Ilir Meta, Kryetari i PD-së Lulzim Basha, Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe politikanë të tjerë. Mungonte kryeministri Edi Rama që ndodhet në Ohër në një samit rajonal.

Në fjalën e saj në këtë ceremoni, ambasadorja tregoi se si u rrënjos demokracia në Amerikë, ndërsa theksoi dhe për partneritetin me Shqipërinë.

“Një nga veprimet tuaja të para si një popull i lirë, i shtritë dorën, e miqësisë SHBA-ve. SHBA-të e kapën me krenari atë dorë në vitin 1990 dhe asnjëherë se kemi lëshuar. E ndërsa vijmë në këtë mbrëmje për të festuar demokracinë, është e qartë se demokracia është e lehtë. Demokracia duhet të çohet, ripërtërihet, të mbrohet.

Me të drejtë duhet të festojmë sukseset e saj dhe duhet t’i përdorim si frymëzim për të ardhmen. Duhet të përballemi me të metat tona, pa pasur frikë, por me vendosmërinë për të gjetur rrugën e përbashkët dhe për të hartuar një rrugë përpara, të kujdesshëm ndaj gabimeve të së kaluarës, por gjithmonë me sytë drejt të ardhmes. Kështu që teksa festojmë këtë ditëlindje të demokracisë së SHBA, të vendosim që ta çmojmë, mbrojmë dhe ripërtërijmë demokracinë”, - tha Kim.

Të këshilluara

Aksident në Elbasan, 5 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Gjinar në fshatin Shelcan. Një automjet ka humbur kontrollin duke përfunduar në një gre...

18:22

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI