Flash

Hapen kufijtë me Greqinë, nis lëvizja në Kakavijë, Sarandë e Kapshticë

Lapsi.al 1 July 2021
Hapen kufijtë me Greqinë, nis lëvizja në Kakavijë,

Kufiri Shqipëri-Greqi dhe anasjelltas është hapur me orar të plotë dhe tashmë qytetarët shqiptarë janë të lirë të udhëtojnë drejt fqinjit.

Mësohet se ishte zyra e kryeministrit grek, Kiryakos Mitsotakis që e bëri të ditur njoftimin pak më parë se nga sot, 01 korrik, pika kufitare e Kakavijës do të jetë hapur 24 orë.

Po ashtu është hapur edhe pika kufitare e Kapshticës, ku tashmë nuk do të jenë vetëm punëtorët sezonalë që mund të kalojnë nga kjo pikë, por edhe turistët. Ndërsa nga porti i Sarandës që është e vetmja lidhje detare e Shqipërisë dhe Greqisë është nisur në orën 16:00 trageti i parë drejt fqinjit.

Por që të mund të kaloni kufirin duhet patjetër që me vete të keni një test negativ, jo më shumë se 72 orë nga momenti që kaloni kufirin, si dhe të keni plotësuar patjetër 24 orë para formularin PLF.

Të këshilluara

Aksident në Elbasan, 5 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Gjinar në fshatin Shelcan. Një automjet ka humbur kontrollin duke përfunduar në një gre...

18:22

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI