Flash

Arrestimi i prokurorit të Kukësit/ SPAK ka pamjet ku Edmond Karriqi korruptohet me 2 mijë euro

Lapsi.al 1 July 2021
Arrestimi i prokurorit të Kukësit/ SPAK ka pamjet ku Edmond Karriqi

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga arrestimi i prokurorit të Kukësit Edmond Karriqi në Kavajë. Mësohet se prokurori është filmuar duke marrë para në tavolinë nga vëllai i një personi nën hetim për trafik droge.

Shuma e parave që dyshohet rreth 2 mijë euro është marrë në Kavajë, në ambientet e një lokali.

Lexo më tej: Arrestohet për 2 mijë euro ryshfet prokurori i Kukësit, Edmond Karriqi 

Fillimisht kanë qenë disa biseda të familjarëve të hetuar nga prokurori, indicie për nisjen e hetimit dhe pas shtrirjes së përgjimeve dhe vëzhgimeve është provuar rasti i korrupsionit, ku për një masë sigurimi prokurori Edmond Karriqi ka marrë 2 mijë euro.

Prokurorët e SPAK kanë dyshime se ka marrë dhe para të tjera nga ky person, ndërsa prokurori mbahej nën vëzhgim prej kohësh.

Prokurori u arrestua në shëtitoren e Kavajës së bashku me shoferin e tij, ndërkohë që hetuesit kanë bastisur dhe shtëpinë e tij për të ushtruar kontroll.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI