Flash

Delta “rrethon” Shqipërinë: Mutacioni mbërrin në Serbi e Kosovë

Lapsi.al 1 July 2021
Delta “rrethon” Shqipërinë: Mutacioni mbërrin në

Ministria serbe e Shëndetësisë konfirmoi se ne vend janë shënuar dy raste me variantin Delta të koronavirusit. Të dy pacientët e identifikuar janë në gjendje shëndetësore të qëndrueshme. Mësohet se ata kanë qenë janë shtetit dhe nuk ishin vaksinuar kundër koronavirusit. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, varianti Delta, i identifikuar për herë të parë në Indi, është më ngjitës sesa të tjerët. Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, raste me këtë variant ka konfirmuar Kroacia në 28 qershor dhe pastaj Kosova në 29 qershor.

Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve ka paralajmëruar se varianti Delta mund të përbëjë 90 për qind të rasteve të reja në Bashkimin Evropian deri në fund të gushtit.Simptoma të këtij varianti janë: dhimbja e kokës, dhimbja e fytit dhe rrjedhja e hundëve. Sipas disa ekspertëve, ai prek shumë dhe fëmijët e adoleshentët, por ka simptoma më pak të rënda.

Së fundi , EMA pohoi se vaksinat mbrojnë edhe ndaj këtij variant të koronavirusit. Katër vaksinat e aprovuara nga Bashkimi Europian, Pfizer, AstraZeneca, Moderna dhe Johnson and Johnson janë sipas saj efikase edhe kundër variantit Delta./ tch

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI