Flash

Merrnin euro false në Itali dhe i hidhnin në treg në Tiranë, arrestohen dy 21-vjeçarët

Lapsi.al 1 July 2021
Merrnin euro false në Itali dhe i hidhnin në treg në Tiranë,

Dy të rinj janë vënë në pranga pasi merrnin në Itali para false dhe i hidhnin në treg në Shqipëri.

"Në pranga kanë rënë dy të rinjtë nga Kruja, A. B., 21 vjeç, dhe E. K., 21 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin nga Italia kartmonedha euro të prerjeve të ndryshme të dyshuara të falsifikuara, dhe më pas i hidhnin në treg nëpër subjekte të ndryshme në Tiranë." - njofton mes të tjerash policia.

Detaje nga policia: 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar organizuan dhe finalizuan operaconin policor të koduar “Konvertimi” në kuadër të të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A. B., 21 vjeç dhe E. K., 21 vjeç, të dy banues në Krujë.

Këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin nga Italia kartmonedha euro të prerjeve të ndryshme të dyshuara të falsifikuara, dhe më pas i hidhnin në treg nëpër subjekte të ndryshme në Tiranë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprat penale “Falsifikim i monedhave “Mashtrimi” dhe “Shkelje e të drejtës së pronësisë industriale”.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI