Flash

Marrëveshja e nënshkruar në SHBA/ Vuçiç ndryshon qëndrim për ambasadën në Izrael

Lapsi.al 1 July 2021
Marrëveshja e nënshkruar në SHBA/ Vuçiç ndryshon

Aleksandar Vuçiç deklaroi se Serbia do të veprojë në përputhje me interesat e saj sa i takon zhvendosjes së ambasadës serbe nga Tel Avivi në Jerusalem të Izraelit. Dhe interesat e Serbisë, sipas tij, kanë ndryshuar nga momenti që Izraeli njohu Kosovën. 1 korriku shënon dhe skadimin e afatit të përcaktuar për Beogradin që të zhvendosë ambasadën në Jerusalem. Afati përcaktohet në bazë të Marrëveshjes së Uashingtonit për normalizimin e raporteve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë e nënshkruar më 4 shtator të vitit 2020, nga presidenti serb dhe kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Avdullah Hoti.

Dokumenti kishte 15 pika të njëjta që Serbia dhe Kosova nënshkruan me Shtetet e Bashkuara, por pika e fundit e dokumentit ishte e ndryshme. Kosova nënshkroi për njohje të ndërsjellë me Izraelin, ndërsa Serbia se do të zhvendoste ambasadën në Jerusalem, deri në 1 korrik 2021. Kosova e ka hapur sakaq ambasadën e saj në Jerusalem.

“Respektojmë miqësinë me Izraelin, por duke respektuar edhe veten. Ju nuk mund të na thoni – ne kemi njohur pavarësinë në një pjesë të territorit tuaj dhe tash ju urdhëroni”, tha Vuçiç. Në 30 qershor, Shtetet e Bashkuara deklaruan se presin që Kosova dhe Serbia t’i përmbahen detyrimeve të marra në Uashington.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI