Flash

EMA jep garanci: Vaksinat e përdorura në BE janë efektive kundër të gjitha varianteve të koronavirusit

Lapsi.al 1 July 2021
EMA jep garanci: Vaksinat e përdorura në BE janë efektive

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), rregullatori i ilaçeve në Bashkimin Evropian (BE), theksoi se vaksinat e përdorura në vendet e BE-së janë efektive kundër të gjitha varianteve të koronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë edhe variantin Delta. Marco Cavaleri, përgjegjës për strategjinë e vaksinave të EMA-së, në një konferencë për shtyp lidhur me pandeminë dhe vaksinat tha se vaksinat e miratuara në BE të kompanive BioNTech-Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson and Johnson neutralizojnë variantet e virusit.

“Të dhënat e disponueshme nga e gjithë bota tregojnë se dy doza të vaksinave janë mbrojtës kundër të gjitha varianteve. Gjithashtu edhe të dhënat e laboratorëve tregojnë se antitrupat e arritur nga vaksinat neutralizojnë variantin Delta. Të gjitha këto japin besueshmëri” tha Cavaleri.

Më tej Cavaleri informoi se nga të gjitha kompanitë që zhvillojnë vaksina kanë kërkuar që të hulumtojnë nëse produktet e tyre janë efektive kundër varianteve të reja që mund të dalin.

Përzierja e vaksinave të ndryshme

Në vlerësimin e tij lidhur me përdorimin e vaksinave të ndryshme në dozën parë dhe të dytë, Cavaleri tha se në disa vende të BE-së ka një trend në përdorimin e vaksinës së ndryshme në dozën e dytë.

Duke treguar si shembull përdorimin e vaksinës AstraZeneca në dozën e parë dhe të BioNTech-Pfizer në dozën e dytë, Cavaleri u shpreh: “EMA aktualisht nuk ndodhet në situatën për të bërë një rekomandim të vendosur për përdorimin e dy vaksinave të ndryshme kundër COVID-19. Por gjetjet ndërmjetme të arritura nga studimet në Spanjë dhe Gjermani tregojnë se kjo strategji ofron një përgjigje të kënaqshme imune dhe nuk ka shqetësime të sigurisë”.

Domosdoshmëria e dozës së tretë nuk është ende e caktuar

Cavaleri komentoi edhe përdorimin e dozës së tretë, ku ai njoftoi se janë në kontakt me kompanitë që zhvillojnë vaksina për të përcaktuar kohën më të përshtatshme për dozën e tretë.

“Aktualisht nuk është e qartë nëse dozat përforcuese janë apo jo të nevojshme për të ruajtur mbrojtjen e vaksinave” tha Cavaleri, i cili vuri në dukje se lidhur me këtë do të vlerësohen të dhënat përgjatë verës./AA/

Të këshilluara

Aksident në Elbasan, 5 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Gjinar në fshatin Shelcan. Një automjet ka humbur kontrollin duke përfunduar në një gre...

18:22

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI