Flash

I ndaloi për vete, Danimarka dhuron 1 milion doza Astra Zeneca për Ballkanin

Lapsi.al 1 July 2021
I ndaloi për vete, Danimarka dhuron 1 milion doza Astra Zeneca për

Danimarka ka vendosur që të dhurojë 1 milion doza vaksinash nga AstraZeneca për Ballkanin Perëndimor. Këtë gjë e ka bërë të ditur kryediplomati danez Jeppe Kofod me anë të një postimi në Twitter. Ai shkruan se vaksina do t’i dhurohen Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut si dhe Bonje & Herzegovinës.

Ai ka shkruar se vaksinat në Ballkanin Perëndimor do të dërgohen në muajt e ardhshëm. Ndërkohë që Danimarka e ka hequr nga programi i vaksinimit vaksinën e AstraZenecës, për shkak të mpiksjeve të gjakut që ka shkaktuar kjo e fundit.

“Fqinjët tanë në Ballkan po përjetojnë një mungesë të madhe vaksinash, e cila është e rëndë për komunitetet individuale dhe rrit rrezikun e shpërthimeve të reja që mund të përhapen. Të lumtur që mund të ndërhyjmë dhe të ndihmojmë partnerët tanë që janë ngushtë me vaksinat”, - tha ai.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI