Sot në Krujë, një zjarr i madh ka përfshirë një sipërfaqe me pemë frutore, shkurre e ferra. Vatra është regjistruar në lagjen Micjane të Borizanës.
Nga të dhënat paraprake mësohet se nga zjarri janë djegur disa dynym dhe zjarrfikëset po përpiqen të lokalizojnë flakët.
Po ashtu mësohet se në afërsi të vatrës së zjarrit ka edhe banesa.