Flash

Detaje nga operacioni ‘Shpirti”: Dy shoqëruesit e Saimir Tahirit, rol aktiv në trafikun ndërkombëtar të drogës

Lapsi.al 2 July 2021
Detaje nga operacioni ‘Shpirti”: Dy shoqëruesit e Saimir

Zbardhen të tjera detaje lidhur me operacionin ndërkombëtar të koduar ‘Shpirti’, në kuadër të të cilit janë lëshuar 38 urdhër arreste.

Në një raportim për News24, gazetarja Klodiana Lala zbardhi edhe rolin që kishin patur dy shoqëruesit e ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, përkatësisht Hekuran Marku dhe Agustin Deda, në trafikun e drogës, të vënë tashmë në pranga. Hekuran Marku dhe Agustin Deda, dyshohet sipas SPAK se kanë patur rol aktiv në trafikun e drograve nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Gazetarja Klodiana Lala tha se nga hetimet e nisura në 2014, nga autoritetet italiane rezultonte se zyrtarë të lartë të Policisë Shqiptare, të drejtësisë, por edhe dy shoqëruesit e ish-ministrit të brendshëm kishin rol aktiv duke garantuar që sasitë e drogës të kalonin nga Shqipëria në drejtim të BE-së, konkretisht dy ish-shoqëruesit e Saimir Tahirit i cili gjithashtu është duke u përballur me drejtësinë shqiptare me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj, janë Marku dhe Deda me një rol aktiv në grupet që kanë trafikuar, sipas autoriteteve shqiptare dhe italiane, 6 ton drogë, nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Këto sasisë janë të konfirmuara zyrtarisht nga SPAK por mund të kenë edhe sasi të tjera të cilat cilat mund të jenë trafikuar pa u pikasur nga autoritetet. Operacioni ka nisur orët e para të ditës së sotme, nga 38 persona, 10 prej tyre janë arrestuar në dy operacione të mëparshme.

Ndërkohë ish zv/drejtori i Policisë në Vlorë, Ilirjan Balla, i cili së fundmi ushtronte detyrën në drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, gjithashtu dyshohet të ketë patur rol aktiv dhe garantonte trafikimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike, duke mbajtur larg policinë nga trafikantët, dhe ndërkohë është arrestuar, në masën e ‘arrestit në shtëpi’, Festim Lelaj një ish zyrtar policie në Fier, i cili gjithashtu ka qenë i arrestuar më herët për trafik drogë.

Gazetarja Klodiana Lala theksoi se gjithashtu është edhe një zyrtar policie në Durrës Artur Krasniqi, i cili ndodhet në masën e arrestit në shtëpi.

Sakaq, nga të dhënat paraprake të SPAK, konkretisht hetimi i ndjekur nga prokurori Vladimir Mara, rezulton se kolegu i tij Maksim Sota sipas të dhënave qëndronte me trafikantët dhe i favorizonte ata sa i përket hetimeve, dhe caktimit të masave të sigurisë.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI