Flash

Vendimi për Teatrin/ Aktori Neritan Liçaj: Të ulen në gjunjë e të kërkojnë falje!

Lapsi.al 2 July 2021
Vendimi për Teatrin/ Aktori Neritan Liçaj: Të ulen në

Aktori i njohur Neritan Liçaj ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar ligjin special që kalon Teatrin Kombëtar në varësi të Bashkisë së Tiranës si dhe bllokimin për të ndërtuar një të ri. I ftuar në emisionin “ABC e pasdites”, aktori e cilësoi si një fitore vendimin e gjykatës.

“Jam i emocionuar është një fitore e madhe. E rëndësishme është Teatri dhe më vjen mirë që jam në këtë projekt. Në fund fare, koha dhe historia na dha të drejtë në këtë betejë. Si kjo nuk ka parë bota. E kanë pjellë gjithë këtë baltë mbi ne sepse u sulmuam politikisht”, tha ai.

Më tej, aktori shtoi se qeveria duhet të kërkojë falje dhe të ndërtojë një teatër ashtu siç ishte. “Na sulmuan politikisht dhe gaboi qeveria me mazhorancën e majtë. Nderi dhe dinjiteti është të ulen në gjunjë dhe ta bëjnë siç ishte. Le të bëjnë teatro të tjerë. E pakta që mund të bëjnë është të ulen në gjunjë dhe të kërkojnë falje, jo për Neritanin.“, tha ai.

Ndërkaq, aktorja Anila Bisha tha se është skeptike se si do të vijojë procesi. “Kam një gëzim se i kisha humbur të gjitha shpresat se në këtë vend do të funksionojë drejtësia. Në këtë vend nuk ka zot, jemi të gjithë zotër dhe të gjithë duhet të bëjmë më të mirën. Dhe nuk ka pse të kemi njerëz që marrin vendime se jam unë këtu dhe fillon historia. Gjykata Kushtetuese është maja dhe nuk është kollaj të shpërfillet por të shpresojmë që të bëhet më e mira. Jam e lënduar se isha për ta rikonstrukturuar teatrin.”, tha ajo.

Të këshilluara

Gjendet një person i pajetë në Gjirokastër

Një person është gjetur i pajetë sot në fshatin Mashkullorë të Gjirokastrës. Policia ka shpërndarë për mediat një njoftim të shkurtër, ku thotë se 35-vjeçari Ed...

16:05

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43