Flash

Në Shqipëri nuk pati kohë për Ilir Metën, Reeker takon presidentin e Maqedonisë së Veriut

Lapsi.al 2 July 2021
Në Shqipëri nuk pati kohë për Ilir Metën, Reeker takon

Në Ohër të Maqedonisë së Veriut vazhdoi të premten konferenca ndërkombëtare “Prespa Forum”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të shteteve nga rajoni, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

Në ditën e dytë të këtij forumi po merr pjesë edhe ushtruesi i detyrës së ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker, si dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Diplomati i lartë amerikan u takua me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, me të cilin bisedoi për “forcimin e mëtejmë të partneritetit strategjik mes dy vendeve”, thuhet në një njoftim të kabinetit të presidentit maqedonas.

Por takimi i Reeker me kreun e shtetit në Maqedoninë e Veriut merr më shumë vlerë për Shqipërinë, ku gjatë vizitës që zhvilloi, zyrtari i lartë i DASH shmangu presidentin Ilir Meta. Zyrtarisht nga ambasada amerikane në Tiranë u dha shpjegimi se Reeker nuk pati takim me Metën për shkak të axhendës. Por me siguri që motivet janë gjetkë.

Përplasja e ashpër e kreut të shtetit me ambasadoren amerikane gjatë fushatës elektorale, si dhe qëndrimi i tij për shpalljen e Berishës "non grata", duket se është një goditje për Ilir Metën. Goditje që në fakt u pa edhe nga heshtja në grup e ndërkombëtarëve kur Parlamenti njëngjyrësh votoi pro shkarkimit të Ilir Metës.

Të këshilluara

Gjendet një person i pajetë në Gjirokastër

Një person është gjetur i pajetë sot në fshatin Mashkullorë të Gjirokastrës. Policia ka shpërndarë për mediat një njoftim të shkurtër, ku thotë se 35-vjeçari Ed...

16:05

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43