Flash

Vendimi i Kushtetueses për Teatrin Kombëtar, Vetëvendosje: Shënon fitore për mbrojtjen e trashëgimisë dhe rezistencën qytetare

Lapsi.al 2 July 2021
Vendimi i Kushtetueses për Teatrin Kombëtar, Vetëvendosje:

Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për teatrin kombëtar. Vetëvendosje shkruan se ky vendim shënon një fitore për mbrojtjen e trashëgimisë, qytetin dhe rezistencën qytetare. Sipas Vetëvendosjes ky vendim është vetëm hapi i parë në rrugën e vendosjes së drejtësisë ndaj krimit institucional të shembjes së këtij monumenti të trashëgimisë kulturore.

“Ditën e sotme, Gjykata Kushtetuese (GJK) ka shpallur si antikushtetues Ligjin Special për Teatrin Kombëtar (TK) dhe vendimin për shembjen e tij më 17 maj 2020. Njëkohësisht GJK ka ndaluar punimet për një objekt të ri mbi truallin e Teatrit. Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri e përshëndet këtë vendim që shënon një fitore për mbrojtjen e trashëgimisë, qytetin dhe rezistencën qytetare.

Ky është vetëm hapi i parë në rrugën e vendosjes së drejtësisë ndaj krimit institucional të shembjes së këtij monumenti të trashëgimisë kulturore dhe dhunës së shfrenuar policore. Me këtë vendim, protestat në mbrojtje të Teatrit Kombëtar u dëshmuan të drejta. Tani Teatri Kombëtar duhet rindërtuar mbi truallin e vet, me teknikat dhe materialet autentike për të ruajtur memorien kolektive dhe trashëgiminë tonë të përbashkët. Nga ana tjetër, për ta çuar drejtësinë deri në fund, institucionet duhet të hetojnë dhe ndëshkojnë përgjegjësit në zyrat e pushtetit që morën vendimin e shembjes dhe urdhëruesit e dhunës policore mbi qytetarët që mbrojtën Teatrin Kombëtar”, shkruan Vetëvendosje.

Të këshilluara

Vlorë, vëllai qëllon me armë motrën

Nuk kanë të sosur krimet në Shqipëri. Vëllai ka plagosur motrën e tij me armë në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bishan. Autori i dyshuar Seit Danaj, rreth...

17:31

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43