Flash

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

Zbardhet dëshmia e skafistëve të penduar që 'fundos' truprojat e Tahirit: Për trafikun e hashashit merrnim garanci nga policia

Lapsi.al 3 July 2021
Zbardhet dëshmia e skafistëve të penduar që

Skafistët Fiqiret Seferi dhe Ferhat Ajdini, që mbajnë statusin e të penduarit të drejtësisë rrëfimet e të cilëve fundosën zyrtarë të lartë të drejtësisë dhe policisë, përfshirë dhe dy ish -pjesëtarët e grupit të shoqërimit të Ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, thonë se kanë patur mbështetje të fortë në policinë e Durrësit dhe e kryenin të qetë aktivitetin e tyre të trafikut të drogës. Nga dosja hetimore e SPAK, rezulton se pasi kanë trafikuar një sasi të madhe hashashi, ata janë kthyer në Shqipëri dhe në janë ndaluar pasi kishin kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, por me ndërhyrjen e Sajmir Kurtit, drejtor në Bashkinë e Kavajës, janë lënë të lirë.

“Me informuan se nga porti i Durrësit me nxori Saimir Kurti”, -shpjegon skafisti. Seferi implikon policinë, kur deklaron se zyrtarët e saj kishin dijeni për përfshirjen e tij në trafik droge.

“Policia e Kavajës ishte në dijeni për një udhëtim me drogë të bërë nga unë për në Itali, bashkë me Ajdinin. Më lanë të lirë, pasi djali im pagoi 6 mijë euro dhe ia dorëzoi personalisht kreut të Antikrimit Kavajë, që mesa mbaj mend quhet Mandi, ndërkohë që unë duhet të isha arrestuar për atë që kisha bërë. Policia e Kavajës ishte nën këmbët e Saimir Kurtit”, -e mbyll dëshminë skafisti i penduari. Ai thotë më tej, se njëri nga zyrtarët e policisë qe e mori në pyetje, nuk i mori më para, por i kërkoi që të bënin trafik bashkë, gjë që nuk mundën të realizonin.

Dëshmitë e tyre fundosën dhe dy ish truprojat e Tahirit, pasi ata iu dhanë hetuesve fakte sipas të cilëve Agustin Deda dhe Hekuran Marku kishin trafikuar mbi 1 mijë kg hashash nga Shqipëria drejt Italisë.

Elton Hamzai, është një tjetër i penduar i drejtësisë që rrëfeu për Antimafian Italiane, se grupi kriminal që ku ai bënte pjesë kishte marrë garanci nga policia lokale për të kultivuar dhe trafikuar drogë drejt Barit. Rrëfimet e 4 të penduarve ndihmuan Antimafian dhe SPAK të të godasë në kuadër të operacionit ‘Shpirti’, pjesëtarët e katër grupeve që trafikuan 6 tonë hashash përgjatë viteve 2014 2017. Në mesin e 28 të dyshuarve, është prokurori i Vlorës, Maksim Sota, emri i të cilit u përmend nga një trafikant droge, me të cilin kishte jetuar në një shtëpi, si dhe zyrtarë policie e trafikantë./ News 24

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43