Flash

Budina sulmon Sorecën: Një diversant që ka sabotuar çështjen e Teatrit Kombëtar, do të përballet me ne

Lapsi.al 3 July 2021
Budina sulmon Sorecën: Një diversant që ka sabotuar

Aktori Edmond Budina ka zbuluar arsyet pse Aleanca për Tetarin dyshon se Soreca mund të ketë ndikuar tek Gjykata Kushtetuese në disfavor të tyre. Duke folur ne News 24, ai tha se Aleanca për Mbrotjen e Teatrit kërkon që Soreca të shpallet ‘non grata’ teksa Budina e cilëson ambasadorin e BE një diversant që e ka sabotuar kauzën e tyre.

“Zoti Soreca për mendimin tim në çështjen e Teatrit Kombëtar është një diversant që ka sabotuar çështjen e Teatrit Kombëtar dhe këtë e them me bindje të plotë. Ne kemi bërë disa takime me të dhe ai nuk ka reaguar fare, shkon në gjykatën kushtetuese fshehurazi, ditën që do gjykohej cështja e Teatrit Kombëtar. Pse nuk e bëri publike siç i ka bërë të gjitha të tjerat? Pse nuk u shpreh z.Soreca edhe pas takimit, dhe pasi e zbuluam ne. Të thoshte: I kërkoj Gjykatës Kushtetuese të jetë e paanshme. Këtë duhet të bënte z.Soreca dhe jo të na akuzonte për shpifje, le të na akuzojë, ka për ta parë që të ato shpifje do të dalin të vërteta fjalët tona. Sepse aty padiskutim që është diskutuar për cështjen e Teatrit Kombëtar, dhe ne do të kërkojmë edhe prokurorë, hetues ndërkombëtarë që ta verifikojnë, ta zbulojnë sepse nuk ka asnjë protokoll për atë c’ka është biseduar atje. Nuk ka asnjë gjë publike, pastaj në fund të fundit, përse shkon ai në Gjykatën Kushtetuese. Kryetarja e Gjykatës kushtetuese nuk ka tagër për reformën në drejtësi, as nuk cakton se kush do të jenë dy vakancat e lira. Përse shkon ai ditën që gjykohet cështja e Teatrit kombëtar.”- tha Budina ndërsa komentoi edhe vendimin e Këshillit të ministrave, për t’i siguruar mbrojtje ambasadorit të BE përmes gardës së republikës.

“Mbrojtjen nuk e ka kërkuar prej nesh sepse ne nuk kërcënojmë njeri. z. Soreca duhet të ketë bërë zullume të tjera pa ka frikë. Ne nuk kërcënojmë njeri. Ne na kanë kërcënuar shantazhuar, ç’nuk na kanë bërë e megjithatë ja ku jemi, ne jemi këtu, ballëlartë, nuk kemi marrë asnjë copë tullë nga Shqipëria, as nuk kemi abuzuar. Z.Soreca le t’i gjejë ata që e kanë kërcënuar, le ta zgjidhë. Ka një gjë, ku ka ‘tym ka dhe zjarr’, thotë një shprehje. Ai një gjë e ka, është punë e tij në fakt e mua nuk më takon ta gjykoj, është e drejtë s’është e drejtë, janë punë që i takojnë atij, ne nuk kemi kërcënuar njeri. Ne të drejtën tonë e kemi kërkuar dhe do ta kërkojmë. Z. Soreca me ne nuk do ta kalojë kaq lehtë. Z.Soreca me ne do të përballet me komunitetin europian, do të përballet me SPAK, do ta denoncojmë z. Soreca për të gjithë veprimtarinë e tij për sa i përket cështjes së Teatrit Kombëtar. Që ditën e hënë ne do të vazhdojmë, luftën tonë dhe nuk dua të them gjëra të tjera, por z.Soreca ka ndërhyrë edhe në vende të tjera sa i përket cështjes së Teatrit Kombëtar që nuk dua t’i zbuloj këtu. Në nivele ndërkombëtare, por do t’i sqarojmë të gjitha një e nga një.”- tha Budina, ndërsa theksoi se e cilëson një vendim historik vendimin e gjykatës kushtetuese, duke shtuar se prej ditësh kur u publikua ky vendim, ka marrë shumë mesazhe nga qytetarë të ndryshëm të cilët e përgëzojnë për qëndresën e tyre.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43