Flash

Sarandë/ Përleshje me sëpata mes taksistëve

Lapsi.al 27 June 2021
Sarandë/ Përleshje me sëpata mes taksistëve

Njw konflikt ka ndodhur mes dy taksistëve në Sarandë. Ismiraldo Hoxha, 24 vjeç është plagosur rëndë me sopatë.

Ngjarja ka ndodhur në shesh pushimin e taksive në rrugën Turizëm-Kanali i Çukës, pasditen e djeshme.

Nga goditja 24-vjeçarit Hoxha i janë prerë tendinat e gishtave të dorës dhe është nisur me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia ka arrestuar autorin Bilal Lamçe, 32-vjeç nga Tirana, por me banim të përkohshëm në Sarandë.

Shkak është bërë një konflikt për motive të dobëta lidhur me klientelën pasi i plagosuri punon taksist i licencuar ndërsa autori i palicencuar.

Ky i fundit prej vitesh është i punësuar si picier në një biznes privat në Sarandë.

Njoftimi i Policisë së Sarandës: 

Vihet në pranga një 32-vjeçar, për veprën penale ‘Plagosje e rëndë me dashje’.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin B. L., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin I. H.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI